AK: Stop vjedhjes së pasurisë ushtarake

19:35 / 22.07.2012
Lideri i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, përdori një takim me simpatizantë në Gjirin e Lalzit për të lëshuar edhe një herë më shumë akuza për keqqeverisje dhe korrupsion midis funksionarëve të lartë shtetërorë.

Duke u bërë pjesë në debatin mbi privatizimet e pronave ushtarake, Spahiu bëri një thirrje për “anulimin e të gjithë procedurave të shitjes së të gjithë reparteve ushtarake në bregdet”, ndërsa aludoi se procesi është nisur për të favorizuar personat e lidhur familjarisht apo me bizneset e tyre me pushtetin.

”Gjiri i Lalzit është kufiri ku ndahet mes patricëve dhe plebenjve. Nëse dikur kishim një bllok të udhëheqjes së kuqe, këtu në këtë Gji, sot kemi bllokun e mafies së Sali Berishës”, iu drejtua Spahiu simpatizantëve të lëvizjes së tij politike, transmeton TCH.

”Jemi të rrethuar nga vilat e pasanikëve dhe borgjezëve të qeverisë. Shteti ka privatizuar pronën e shqiptarëve, ka zaptuar gjithçka me aferat e tij korruptive. Shqipëria po ndryshon. Po, por vetëm këtu, në këtë Gji”.

Në vazhdim të fjalimit të tij, lideri i “AK”-së shtoi: “Ndërsa Gjiri i Lalzit pasurohet, zhvillohet dhe investohet, Vlora e Ismail Qemalit ende nuk ka një rrugë të shtruar në të cilën shqiptarët mund të shkojnë për këtë 100-vjetor”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.