Akademikët serbë me "zgjidhje" për Kosovën

18:42 / 28.12.2012
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, ka thënë se do të arrijë të gjejë zgjidhjen më të mirë dhe më konkrete për Kosovën.

“Paltforma e Presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolic, shprehë mendimet që janë formuar gjatë dekadave të fundit, si shprehje optimale e popullit serb për të adresuar çështjen e Kosovës”, thuhet në letrën e akademisë serbe, drejtuar presidentit serb Nikolic.

Është vlerësuar se platforma, në mesin e shumë detajeve, shkruan edhe “për një autonomi të shkallës së lartë politike dhe territoriale për komunat serbe, kontroll të policisë, tregtisë, ekonomisë, shëndetit dhe arsimit si dhe një status special për pjesën veriore të Kosovës”, njoftojnë mediat serbe, transmeton REL.

Gjithashtu, në këtë letër është përfshirë edhe krijimi i një linje direkte bashkëpunimi të Kosovës me Beogradin, të bëhet demilitarizimi dhe që Serbia të kujdeset për ta bërë sigurinë e duhur në vend.

Gjithashtu, Akademia serbe ka cituar pjesën e platformës serbe për Kosovën, ku thuhet se Serbia duhet që të ketë lidhje speciale me kishat ortodokse, të ketë të drejta të veçanta për komunitetin serb në Kosovë dhe të bëhet kthimi i të shpërngulurve. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:19 / 24.05.2013
Avril Lavigne

Avril Lavigne theu barrierat për albumin e ri

Këngëtarja amerikane, Avril Lavigne, ka thyer barrierat e saj emocionale për albumin e saj të ri, që këmbëngul se e ka s...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
11:58 / 24.05.2013

Qerimi shpërblen “Altima”n me 825 mijë euro

Kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës Ejup Qerimi, ka shpërblyer kompaninë kroate “Altima”, me të cil...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.