AKI-ja nuk ka të drejtë t’i verifikojë deputetët
Ish-kryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Naim Maloku, i ka dhënë të drejtë kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, se Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) nuk ka të drejtë ta bëjë verifikimin e deputetëve të Kuvendit.“Asnjë shërbim sekret në botën demokratike, në këtë rast as AKI-ja, nuk ka të drejtë dhe mandat t’i verifikojë deputetët të cilët janë të zgjedhur me votën e qytetarëve. Për të qenë më i qartë, AKI-ja nuk ka të drejtë ta verifikojë as edhe kryetarin e një fshati i cili është i zgjedhur me votën e qytetarëve të atij fshati”, ka thwnw Maloku në një intervistë për gazetën "Epoka e re".
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.
|
|