Aksident i rëndë, humb jetën boksieri Atdhetar Skenderi

22:08 / 10.06.2012
Atdhetar Skenderi, 26 vjeçar, ka humbur tragjikisht jetën në një aksident të rëndë komunikacioni sot pasdite në aksin rrugor Strugë-Veleshtë.

I aksidentuari ka ndërruar jetë para se të arrinte në Spitalin e Strugës, kurse vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar në repartin e kirurgjisë, dr. Mirko Lekoski.

“Rreth orës 15.30, është sjellur i aksidentuari Atdhetar Skenderi nga Vleshta, por për fat të keq pa shenja jete. Lëndimet e marrë në kokë dhe trup kanë qenë fatale për jetën e tij”, tha për INA, mjeku Lekoski.

Organet policore dhe gjykatësi hetues ka dal në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Atdhetar Skenderi ishte boksier aktiv në KB “Sindi” ku ka dhënë kontribut të çmueshëm, duke u shpallur disa herë kampion individual shtetëror dhe ekipor me klubin e tij.

Varrimi i të ndjerit Atdhetar Skenderi, pritet të bëhet gjatë të hënën, më 11 qershor. Organet e policisë, hetuesisë dhe gjyqësisë vazhdojnë veprimit për zbardhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.