Aksident i rëndë në Lushnjë, dy persona të vdekur

10:33 / 2.10.2012
Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar gjatë një aksidenti mbrëmjen e së hënës në fshatin Karbunarë, rreth 1 km larg qytetit të Lushnjës.

Ngjarja e rëndë ndodhi kur një automjet me targa AA 310 EN, përplasi dy motoçikleta, në të cilat udhëtonin 4 persona.

Nga përplasja fatale humbën jetën Tomor Nezha dhe Fatmir Daja, dhe mbetur të plagosur dy persona të tjerë, identitetet e të cilëve nuk dihet ende.

Korrespondenti i TCH në Lushnjë, që i referohet burimeve policore thotë se automjeti që shkaktoi aksidentin u largua menjëherë nga vendngjarja, duke i braktisur viktimat pa u dhënë asnjë ndihmë.

Dy të plagosurit u dërguan më pas menjëherë drejt spitalit rajonal për t’u dhënë ndihmën mjekësore.

Policia tha se po heton mbi këtë ngjarje dhe se po punon për identifikim dhe kapjen e autorit të aksidentit mbi të cilin rëndon edhe akuza e braktisjes së viktimave. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim/Arkiv
Foto: Ilustrim/Arkiv
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.