Aksident në aksin Kukës-Kalimash, vdesin atë e bijë
Dy të vdekur nga e njëjta familje dhe një e plagosur është bilanci tragjik i askidentit të rëndë të ndodhur të mërkurën rreth orës 20:15 minuta në aksin rrugor Kukës-Kalimash.Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit të ndodhur, ka humbur jetën A. Kurti, 54 –vjeç dhe vajza e tij 10-vjeçe, Dh. Kurti, raporton BW.
Ndërkohë sipas dëshmitarëve bashkëshortja/nëna ka mbetur e plagosur rëndë. /Telegrafi/