Aksident në Durrës, vdes fëmija 4-vjeç
Një fëmijë 4-vjeç ka humbur jetën gjatë një aksidenti në rrugën e vjetër nacionale Durrës-Tiranë, në afërsi të fshatit Pjezës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe viktima është vogëlushi me inicialet N.Sh.Aksidenti ka ndodhur nga përplasja e dy automjeteve, një tip “Benz” dhe “BMW”. Nga përplasja ka mbetu i plagosur dhe vëllai i viktimës, 6-vjeçari A. Sh. Po ashtu në aksident është lënduar dhe babai i fëmijëve, Nyredin Shehu.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Ndërkohë që të plagosurit ndodhen në Spitalin e Durrësit. Mësohet se dhe gjendja shëndetësore e 6-vjeçarit është e rëndë. /Telegrafi/