Aksident në Austri, lëndohen familja shqiptare gjashtë anëtarëshe

20:00 / 22.10.2012
Në autostradën A8 të Austrisë, mëngjesin e së dielës ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilin lëndime kanë pësuar gjashtë persona, të gjithë anëtarë të një familjeje kosovare.

Nga përplasja e fuqishme për murin ndarës të autostradës, vetura me gjashtë udhëtarët është hedhur në ajër disa metra dhe ka kaluar murin ndarës dhe ka mundur të ndalet vetëm pasi është rrotulluar disa herë përskaj rrugës, raporton Albinfo.

Përplasja e fuqishme i ka hedhur në ajër katër nga gjashtë udhëtarët e makinës. Dy të tjerë, ngasësja, 22 vjeçe, dhe babai i saj, 49, vjeçar kanë mbetur në veturë.

Lëndimet më të rënda i kanë pësuar nëna, 47 vjeçe dhe njëra nga motrat, 20 vjeçe, e shoferes. Një vëlla 13 vjeç dhe një motër 17 vjeçe kanë pësuar po ashtu lëndime.

Të gjashtë të lënduarit janë bartur me katër autoambulanca në spitalet e afërta. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
18:36 / 25.05.2013
Lady Gaga, Foto: Twitter

Gaga do të kthehet në koncertin e Beyonce

Fansat e Lady Gagas nuk duhet të presin edhe shumë që ta shohin idhullin e tyre në skenën muzikore.
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.