Aksident në autostradë, humbin jetën dy fëmijë

15:44 / 21.08.2012
Gjatë natës së mbrëmshme, në kilometrin e gjashtë të autostradës Vërmicë – Duhël, ka ndodhur një aksident automobilistik, me ç‘rast dy fëmijë të moshës 14 dhe 8 kanë humbur jetën. Dyshohet që gjendja jo e mirë teknike e automjetit i ka dërguar në këtë fatkeqësi.

“Hetuesit e këtij aksidenti thonë se shoferi i automjetit ‘Ford GFJ’ ka humbur kontrollin ndaj automjetit për shkak të plasjes së gomës në rrotën e parë nga krahu i majtë, pastaj vetura është ngjitur shkëmbit përpjetë në lartësi rreth 3.5 m e më pas është rrokullisur duke u ndalur diku rreth 40 metra më larg. Në veturë, përpos shoferit ishin edhe katër pasagjerë. Shoferi dhe një pasagjere kanë pësuar plagë të lehta, një grua ka pësuar plagë të rënda, ndërsa dy fëmijët e tyre kanë arritur në spital pa shenja jete”, thuhet në komunikatën për media të Policisë se Kosovës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto ilustrim nga arkivi
Foto ilustrim nga arkivi
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.