Aktakuzë ndaj një ish-gjyqtari dhe një avokati

16:08 / 23.07.2012
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër ish- gjyqtarit në Gjykatën Komunale në Klinë, Kolë Puka dhe ndaj avokatit Avdullah Robaj, për shpërdorim të detyrës zyrtare.

I pandehuri Kolë Puka akuzohet për kryerjen e veprës penale Shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 par. 1 lidhur me par. 3 në bashkëkryerje me Avdullah Robaj konform me nenin 23 të KPK-së, e lidhur me veprën penale Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore nga neni 346 i Kodit Penal të Kosovës.

I pandehuri Avdullah Robaj akuzohet për kryerjen e veprës penale Shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 par. 1 lidhur me par. 3 në bashkëkryerje me Kolë Puka konform me nenin 23 të KPK-së, lidhur me veprën penale Keqpërdorimi i besimit nga neni 269 par 1 lidhur me par 2 të Kodit Penal të Kosovës.

Me kryerjen e veprës penale të pandehurit akuzohen se kanë përfituar më shumë se 71.000,00 euro, duke dëmtuar katër persona.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria e Shtetit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
21:14 / 23.05.2013
Amanda Seyfried

Amanda Seyfried ndihet më atraktive me gjinjë të mëdhenj

Aktorja e njohur, Amanda Seyfried, mendon se gjinjtë e mëdhenj të bukur që ajo i ka pasur në adoleshencë e kanë bërë a...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.