Aktakuzë për një rast të kontrabandimit të emigrantëve

14:11 / 19.07.2012
Një prokuror i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër pesë të dyshuarve për një rast që ka të bëjë me kontrabandimin e emigrantëve nga Kosova në vendet tjera të huaja, kryesisht në Amerikë.

Bekë Nikqi, Qerim Dreshaj, Nuradin Ahmeti, Pjetër Krasniqi dhe Jeton Smaka, sipas aktakuzës, akuzohen për veprat penale të përfshirjes në kontrabandimin e emigrantëve, përpjekjes për përfshirje në kontrabandimin e emigrantëve dhe për prodhimin, ofrimin dhe posedimin e dokumenteve të falsifikuar të udhëtimit apo identifikimit për ta mundësuar kontrabandimin e emigrantëve dhe për të përfituar dobi financiare apo dobi tjera materiale.

Të dyshuarit pretendohet se i kanë pajisur disa persona me dokumente të falsifikuara për të udhëtuar nga Kosova në vendet e huaja kundrejt shumave të mëdha të parave. Rasti i tyre gjithashtu ka të bëjë me Demë Nikqin, i dyshuari kryesor, i cili po ashtu pretendohet të jetë i përfshirë në kontrabandimin e emigrantëve.

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror i qarkut EULEX-it në Prishtinë. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.