Aktakuzë për marrje ryshfeti ndaj një polici kufitar
Prokuroria Komunale në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër Abaz Honsiq, polic kufitar, për kryerjen e veprës penale të marrjes së ryshfetit.I pandehuri Honsiq më 25 nëntor 2010, në pikën kufitare “Kulla”, Komuna e Pejës, në cilësinë e personit zyrtar, polic kufitar, nga një qytetar nga Maqedonia, merr para në shumë prej 100 euro, për të mos kryer një veprim zyrtar, të cilin duhej ta kryente, në kuadër të autorizimeve, duke kryer veprën penale marrja e ryshfetit, nga neni 343 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës.
“Prokuroria Komunale në Pejë ka kërkuar nga Gjykata Komunale në Pejë, që të pandehurit, përveç dënimit kryesor t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues-ndalim i ushtrimit të detyrës, konform nenit 54, parag. 1 e 2, nënpar. 4 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/