Aktorja paditi regjisorin e filmit anti-islamik

13:06 / 20.09.2012
Aktorja amerikane, Cindy Lee Garcia, e cila shfaqet në filmin “Pafajësia e myslimanëve”, ka vendosur ta padisë regjisorin e filmit të diskutueshëm - personin që dyshohet se qëndron prapa filmit - për mashtrim, intriga dhe shkaktim të qëllimshëm të dhembjeve emocionale.

Lee Garcia e ka akuzuar Nakoula Basseley se me mashtrim e ka futur në një film plot urrejtje, duke shtuar se në fillim ka menduar se fjala është për një film aventurist për luftëtarët e shkretëtirave. Sipas fjalëve të saj, skenari të cilin ajo mori në duar nuk e ka përmendur asnjëherë Profetin Muhamed e asnjë referencë në religjion.

Ajo pohon se ka marrë shumë kërcënime me vdekje, pasi filmi është shfaqur në YouTube, kështu që për shkak të pjesëmarrjes së saj i është shkatërruar edhe reputacioni. Ajo në gjyq e ka ngritur edhe një padi kundër rrjetit YouTube, me kërkesën që filmin ta heq nga ky servis. YouTube deri tani ka refuzuar që të përmbushë kërkesat e saj, ndonëse filmi është bllokuar në disa vende arabe.

Avokatët e saj pohojnë se dialogjet janë ndryshuar në post-produksion, për çka aktorja ka dalë në dritën e gabuar.

"Ligjërisht mbron të drejtën për privatësi dhe të drejtën në liri nga vendosja e fjalëve të urrejtjes në buzët e saj. Gjatë xhirimeve nuk është përmendur as Muhamedi, as religjioni, as ndonjë përmbajtje”, thonë avokatët e saj.

Të njëjtën kohë, Nakoula mohon se është Sam Bacile, personi që e ka postuar filmin në internet. Pasi u tha gazetarëve se ai vetëm ka menaxhuar kompaninë që ka ndihmuar për të prodhuar filmin, Nakoula është fshehur dhe aktualisht nuk dihet vendndodhja e tij. Dy vjet më parë u dënua për mashtrim për çka është detyruar të paguaj dëmshpërblim prej 790 mijë dollarëve. Ai u lirua në qershor të vitit të kaluar, me kusht që të mos ketë qasje në internet e as të mos përdorë pseudonime pa leje.

Sipas informatave, Nakoula në vitet e fundit është fshehur prapa gjashtë emrave të rrejshëm. Se ai ishte autor i vërtetë i filmit, kjo u zbulua nga fakti se celularët e Samit dhe Nakoulesit i lidhte e njëjta adresë në shtëpi. Nakoula Bassley është fshehur prapa emrit Sam Bacile, duke pretenduar se është çifut. Në fakt, ai është i krishterë kopt nga Egjipti. /Telegrafi/

 

 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.