Al-Qaeda kërcënon Francën: Sulme të reja

10:06 / 25.01.2013
Tetë ditë pasi një grup islamik ndërmori një sulm në një plantacion gazi të drejtuar nga britanikët në In Amenas të Algjerisë, 5 pengje të huaj nuk janë gjetur ende.

Grupi islamik, që mori përsipër përgjegjësinë për sulmin, al-Qaeda Islamic Magreb (AQIM), ka kërcënuar se do të sulmojë Francën, pas ofensivës së kësaj të fundit në Mali.

Autoritetet algjeriane janë ende në kërkim të 5 të huajve të humbur, që pas sulmit të javës së kaluar, bëri të ditur një burim për agjencinë e lajmeve AFP, transmeton TCH.

Puna në plantacionin e gazit ka rinisur, shtoi burimi në fjalë, por do të duhet të paktën 1 javë, përpara se të arrihet produktiviteti i plotë.

Ministri i Energjetikës, Youcef Yousfi, foli të dielën mbi planet për të rinisur prodhimin e gazit të lëngshëm “në dy ditët e ardhshme”.
Mokhtar Belmokhtar, udhëheqësi i Nënshkruesve të grupit të Gjakut, që mori përgjegjësinë për sulmet, ka kërcënuar për sulme të mëtejshme, sidomos ndaj Francës, bëri të ditur një zëdhënës për revistën Paris Match, mbrëmjen e së hënës.

Franca “e kryqtarëve dhe hebrenjve zionistë do të paguajë për sulmet e saj mbi muslimanët në veri të Malit, por jo vetëm ajo, edhe vartësit e saj”, tha zëdhënësi, që u identifikua si Joulaybib, për revistën.

Operacioni i islamikëve në In Amenas ishte “90% i suksesshëm, për sa kohë që arritëm të pushtonim një vend strategjik, të mbrojtur nga 800 ushtarë, me vetëm 40 veta”, tha ai.

Sulmuesit morën “ndihmë logjistike” nga Libia, bëri të ditur një burim nga ky vend për AFP-në, të martën. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.