Al Zawahri: Rrëmbeni perëndimorët

19:56 / 27.10.2012
Lideri i Al Qadeas, Ayman al Zawahri,u ka bërë thirrje myslimanëve që të rrëmbejnë shtetas perëndimorë me qëllim për t’i shkëmbyer ata me xhihadistët e burgosur, përfshirë një klerik të verbër që është dënuar me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara.

Në një mesazh në formë videoje të publikuar këtë javë në forumet militante, xhihadisti me origjinë egjiptiane Ayman al  Zawahri bëri gjithashtu thirrje për të mbështetur kryengritjet në Siri dhe për implementimin e ligjit të Sharias në Egjipt.

Ai tha se rrëmbimi i shtetasve perëndimorë është e vetmja mënyrë për të liruar bashkëluftëtarët dhe sheikun Omar Abdel Rahman, që vuan dënimin për tentativë atentati në Nju Jork në vitin 1993.

“Kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë. Ne do të vazhdojmë të rrëmbejmë gjithnjë e më shumë, derisa të lirojmë robërit tanë”, deklaroi Al Zawahri.

Për momentin është vështirë të verifikohet përmes videos vendndodhja e kryeterroristit, që është xhiruar sërish më një dhomë me perde të errëta.

Periodikisht kreu i Al Qaedas publikon deklarata në video dhe audio. Dy javë më parë, një mesazh zanor tregonte se ai bënte thirrje për luftë të shenjtë për shkak të filmit anti-Islam të prodhuar në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu, ai publikoi këtë vit një video me rastin e përvjetorit të sulmeve të 11 shtatorit 2001, ku deklaronte se luftëtarët e tij e kishin mposhtur Amerikën në Irak.

Lirimi i Abdel Rahman është kthyer në një kauzë për militantët islamikë dhe xhihadistët. Një grup me emrin e tij ka marrë përgjegjësinë për sulmin në qershor ndaj konsullatës amerikane në Bengazi, që nuk shkaktoi viktima. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ayman al Zawahri
Ayman al Zawahri
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.