Albright do të shpallet qytetare nderi e Mitrovicës

14:48 / 18.09.2012
Komuna e Mitrovicës dhe shoqata “Miqtë e Amerikës”, vazhdojnë bashkërendimin e aktiviteteve për të realizuar projektin që ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, të shpallet qytetare nderi e Mitrovicës.

Për këtë u bisedua në takimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicvës, Avni Kastrati, i cili i shoqëruar nga nënkryetari, Riza Haziri, priti në takim kryetarin e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi. Ky propozim është bërë pikërisht nga kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, para disa muajsh në Mitrovicë.

Tani janë bërë hapat e parë në këtë drejtim, në mënyrë që të nderohet kjo figurë dhe ky personalitet që ka bërë shumë për çështjen e Kosovës.

Kryetari Kastrati ka shprehur respektin për punën e kësaj shoqate si dhe ka mirëpritur propozimin që ish-sekretarja Albright të shpallet qytetare nderi e Mitrovicës. Ai tha se kjo do të ishte nder për Mitrovicën dhe për Kosovën në përgjithësi.

Ai tha se ky propozim do të shtrohet në të gjitha strukturat komunale, në mënyrë që të procedohet me kohë.

“Ne do të angazhohemi që ky propozim të jetësohet, meqë kontributi për Kosovën i znj. Albright është shumë i madh”, theksoi ai.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, ka shprehur respektin për mikpritjen dhe mbështetjen e ofruar nga drejtuesit komunalë.

Ai u zotua për angazhim të gjithanshëm që të bëhet realitet ideja që zonja Albright të shpallet qytetare nderi e Mitrovicës.

Në takim ai ka folur edhe për aktivitet tjera të shoqatës që ai drejton, e që ka për qëllim ruajtjen dhe avancimin e miqësisë së Kosovës me SHBA-në. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Madeleine Albright
Madeleine Albright
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
9:31 / 19.06.2013

Prodhimet vendore, konkurrente me ato të rajonit dhe BE-së

Siguria dhe cilësia e ushqimeve të prodhuara në Kosovë, nuk është prapa prodhimeve të rajonit dhe vendeve të BE-së. Ek...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.