Albright, “miqve të serbëve”: Jeni kriminelë

10:14 / 26.10.2012
Policia çeke nuk po e heton incidentin që ndodhi gjatë nënshkrimeve të librit “Dimri i Pragës”, nga ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, kur ajo u provokua nga anëtarët e shoqatës "Miqtë e Serbëve të Kosovës".

"Në vendin e ngjarjes kemi vërtetuar se nuk ishte kishte kryer asnjë vepër penale”, tha zëdhënësi i policisë çeke, jan Danjek.

"Disa njerëz nuk më duan. Nuk e di se çfarë ishin duke bërë. Ata më akuzuan për diçka që unë nuk e kisha bërë", tha Albright, e cila shton se nuk ishte e befasuar nga pesë anëtarët e shoqatës “Miqtë e Serbëve të Kosovës”, në krye të të cilit ishte regjisori dhe autori i dokumentarit kontrovers, “Kosova e vjedhur”, Vaclav Dvorak.

"Kur isha në post, gjithmonë kisha sigurimin pranë. Ky ishte një budallallëk. Megjithatë, ishte mirë që 100 njerëz erdhën ta nënshkruajnë librin”, ka thënë is-Sekretarja amerikane, e cila mbrëmë mbolli një dru në Kopshtin Botanik të Pragës.

Regjisori antishqiptar Dvorak, në blogun e tij ka shkruar se “ka dëshiruar që me pllakatin e fundit, nga të pestat që i kishte sjellë për nënshkrim, që të tërheq vëmendjen për aktivitetin e saj në procesin e privatizimit në Kosovë”.

"Më lëshuan nervat. Kërkoj falje. Nuk jam diplomat dhe e kam nderuar ish-Sekretaren amerikane të Shtetit me fjalët të cilat shumë herë i kam dëgjuar në Serbi, në Kosovë, në Maqedoni, në Republikën Srpska dhe në Malin e Zi – kasape e Ballkanit”, shkruante ai në blogun e tij, në faqen EUserver.

Pas kësaj, Albright - e cila iu bërtiti provokatorëve të dalin jashtë - ka thënë: “Ju jeni kriminelë”.

Pas ndërhyrjes së sigurimit, “miqtë e serbëve” u larguan. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
16:16 / 21.05.2013
Lindsay Lohan

Telashet për Lohan s’kanë të ndalur

Lindsay Lohan po akuzohet në vlerën e 5 milionë dollarëve nga kompania e veshjeve D.N.A.M. Apparel Industries, që thotë s...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.