Analistët: Ideja e Mustafës e pritshme

14:12 / 6.10.2012
Analistë politik në vend, konsiderojnë se Kosova është duke hyrë në një krizë institucionale për shkak të një qeverisjeje të keqe, dhe sipas tyre, kjo detyrimisht mund të qojë vendin edhe në zgjedhjet e parakohshme.

Ata kanë deklaruar për Kosova Info, se ideja e liderit të LDK-së, Isa Mustafa, që t’i ftojë të gjitha partitë e afërta me linjën politike të LDK-së, të garojnë në një listë të përbashkët, është një hap i pritshëm politik, edhe pse ftesa e Mustafës, siç thanë ata mund të ketë një rezultat minimal, që do të ishte bashkërendimi i jetës opozitare mes partive.

Për çështjen në fjalë, analisti politik, Halil Matoshi, thotë se ideja e liderit të LDK-së, Isa Mustafa, bërë dje partive të vogla politike, është një hap i pritshëm politik, sepse, sipas tij, PDK-ja dhe partitë satelite të saj, apo partitë që kanë bërë koalicion me të, objektivisht nuk kanë dëshmuar model të mirë të qeverisjes.

“Kjo mund ta sjellë një lëvizje të re politike, ose një konfigurim të ri të politik kosovar, dhe për mua është një ide interesante dhe natyrisht ide e mirë”, tha Matoshi.

Kurse, në pyetjen se a ka ardhur koha e ndarjes së spektrave politike, në të majtë dhe të djathtë, në vend, Matoshi tha se në Kosovë nuk do të ketë, ose nuk do të shfaqet ndonjë e majtë ekstreme, mirëpo, siç tha ai Kosova ka hapësirë për një parti socialiste apo për një parti euro-socialiste, e cila do t’i kushtonte kujdes shumë më të madh aspektit social ose mjerimit social që e ka kapluar vendin.

Ndërkaq, për analistin tjetër, Krenar Gashi, Kosova është zhytur në një periudhë të qeverisjes së keqe, ku problemet që vazhdimisht na i përkujtojnë të gjitha raportet ndërkombëtare janë të njëjta: krimi i organizuar, korrupsioni, mungesa e politikbërjes adekuate.

Në këtë periudhë, sipas tij, Qeveria e Kosovës po vazhdon me një vrull të pashoq procesin e egër të privatizimit, për të cilin procese jo vetëm shoqëria civile dhe opozita, por edhe zëra brenda partive në pushtet kanë kritika dhe dyshime të shumta.

“Kësisoj, është tejet e natyrshme që në këso kohe, lideri i partisë më të madhe në opozitë, Isa Mustafa të provoj ta marrë lidershipin e opozitës. Kjo sidomos duke pasur parasysh ngritjen e një zëri kritik brenda PDK-së, të iniciuar nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Jakup Krasniqi. Ftesa e zotit Mustafa mund të ketë një rezultat minimal, që do të ishte bashkërendimi i jetës opozitare mes partive. Megjithatë, nëse shikohet pak më thellë, Kosova aktualisht është duke u qeverisur nga një qeveri e pakicës, pa legjitimitet, andaj kjo nismë e zotit Mustafa, po që se ai shfaqë aftësi të mira prej lideri, mund të përfundojë edhe me rrëzimin e qeverisë”, tha Gashi.

Gashi ka potencuar se ky hap i parë i Isa Mustafës, nuk ka të bëjë asgjë me ndarjen e spektrave ideologjike të partive politike, ose të paktën nuk do duhej të perceptohej si i tillë, duke marrë parasysh faktin që orientimi ideologjik në Kosovë ka mbetur në suaza të deklaratave, dhe ende nuk ka prekur programin qenësor politik të partive.

Ndryshe, dje lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka bërë ftesë publike të gjitha partive si Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit, Lidhjes Demokratike të Dardanisë të Nexhat Dacit, dhe Demokristianëve, që të bashkëpunojnë dhe në zgjedhjet e ardhme të jenë në një platformë të përbashkët. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.