Anëtarësimi i Serbisë në BE varet nga Kosova
Serbia do ta marrë datën për bisedimet e pranimit të BE-së, kur ajo i plotëson kushtet e përcaktuara nga Këshilli i Evropës, tha Peter Stano, zëdhënës Komisionerit evropian për Zgjerim, Stefan Fule.“Është e qartë rruga që Serbia duhet ta nis që të kalojë në një fazë të re të procesit të zgjerimit. Si të plotësohen kushtet e nevojshme, veçanërisht ajo rreth përmirësimit të dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën, Komisioni do të paraqesë një raport tek Këshilli me një rekomandim për të filluar negociatat”, tha ai për “Tanjug”.
Pos përmirësimit të raporteve me Kosovën, kushtet tjera që Serbia duhet të plotësojë janë zbatimi i marrëveshjeve të arritura më herët me Prishtinën, vazhdimi i dialogut si dhe eliminimi i strukturave paralele serbe në veri të Kosovës. /Telegrafi/