Anijet kineze rrethojnë ishujt kontestues

9:35 / 14.09.2012
Gjashtë anije patrulluese kineze hynë mëngjesin e të premtes në ujërat e një grupi ishujsh të pretenduar nga Kina, Japonia dhe Tajvani.

Në një deklaratë, Pekini theksoi se anijet janë dërguar në zonë për të treguar të drejtën e sovranitetit mbi ishujt e njohur si Diaoyu në Kinë dhe Senkaku në Japoni.

Të paktën dy prej anijeve u tërhoqën, pasi roja bregdetare japoneze paralajmëroi se do të hapte zjarr, ndërsa incidenti përbën një përshkallëzim të ri të konfliktit në këtë zonë të debatuar të Detit të Kinës Jugore.

Shteti që do të fitojë përfundimisht të drejtën mbi arkipelagun do të ketë të drejtën të shfrytëzojë një zonë të pasur detare, nën të cilën dyshohet se ndodhen rezerva nafte dhe gazi natyror.

Më parë gjatë muajit, Tokio lajmëroi për një tentativë për blerjen e ishujve nga pronari i tyre, i cili aktualisht i ka dhënë tokën me qera Japonisë, por zotëron arkipelagun si një pronë private e tija.

Ndërkohë, ambasadori i sapoemëruar japonez në Kinë, Shinichi Nishimiya, vazhdon të qëndrojë në një spital në Kinë, pasi u gjet pa ndjenja në banesën e tij të enjten, për shkak të problemeve të paqartësuara. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
18:36 / 25.05.2013
Lady Gaga, Foto: Twitter

Gaga do të kthehet në koncertin e Beyonce

Fansat e Lady Gagas nuk duhet të presin edhe shumë që ta shohin idhullin e tyre në skenën muzikore.
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.