Anonymous mund ta lë Amerikën pa rrymë

13:47 / 22.02.2012
Në një takim të mbyllur, me përfaqësuesit e qeverisë amerikane, drejtori i Agjencisë amerikane për Siguri Nacionale (NSA), tha se Anonymous brenda dy viteve do të forcohet aq shumë sa që mund të rrënoj sistemin e furnizimit me energji elektrike në Shtetet e Bashkuara.

Administrata amerikane, kur nuk e do dikë, lehtë e quajnë ndonjë person ose organizatë si terroriste.

Shpresojmë se ky nuk do të jetë një emërtim tjetër për Anonymous.

Keith Alexander, drejtor i NSA-së, tha se ky grupi i haktivistëve – shfrytëzimi i rrjetave kompjuterike si mjet i protestës politike - brenda dy viteve mund ta shkatërroj furnizimin amerikan me energji elektrike.

Ai e tha këtë në një takim të mbyllur me përfaqësuesit e qeverisë amerikane, shkruan “Wall Street Journal”.

Edhe pse deri tash nuk janë në "listën e kërcënimit", ky shkaktim frike mund t’i fus ata aty.

"Është një kërcënim i vërtetë", thotë James Lewis, ekspert për siguri të internetit, që studion grupin.

Të tjerët mendojnë se fjala është për krijimin e një paranoje. Blogu që lidhet me Anonymous, anonops.blogspot.com, e ka botuar fotografinë e drejtorit të NSA-s dhe ka shkruar: “Qesharake! Pse do ta fikte Anonymous rrjetin elektrik? Nuk ka kuptim! Ata duan vetëm të frikësoheni”.

Përndryshe, në Twitter kanë shpjeguar se diçka si kjo nuk u ka ra ndërmend, meqë në atë mënyrë do të vrisnin njerëzit në spitali, jeta e të cilëve varet nga aparatet. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
10:27 / 17.05.2012

Spanja rikthehet në recension

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Spanjës regjistroi një rënie me 0.3 për qind në tremujorin e parë në raport me tremujorin ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.