Anonymous në faqe të Qeverisë Amerikane
Grupi ndërkombëtar i hackersëve të kompjuterëve “Anonymous” po kërcënon që do të publikojë informacione sekrete të qeverisë amerikane, pasi hyri në një faqe të një Komisioni të Kongresit për Dënimet, një agjenci e pavarur juridike.Grupi thotë se ka hyrë në faqe në shenjë hakmarrje për vdekjen e aktivistit të internetit Aaron Swartz, i cili vrau veten dy javë më parë. Piratët e kompjuterit morën kontrollin e faqes së internetit të Komisionit mëngjesin e sotëm, duke vendosur në faqen e saj paralajmërimin se “është kaluar kufiri” me vdekjen e Swartzit, transmeton VoA.
Gjeniu i kompjuter2ve, 26 vjeçar Swarts , i cili ndihmoi në krijimin e rrjetit të informacionit përmes internetit RSS, apo faqen e medias sociale Reddit, ishte thirrur për t’u paraqitur në një gjyq gjatë këtij viti, nën akuzat federale se ka vjedhur miliona dollarë nga artikuj studiuesish prej arkivit në internet dhe nga shërbimi i shpërndarjes së artikujve gazetareskë Jay-store.
Ai kishte bërë të mundur që këta artikuj të merreshin falas nga publiku në internet dhe mund të dënohej për këtë me 35 vjet burg, nëse gjendej fajtor. Familja e Swartzit tha në një deklaratë tha se vdekja e tij është “produkt i një sistemi kriminal gjyqësor”. /Telegrafi/