Anulohet aktvendimi për shpronësimin e një prone

14:22 / 8.08.2012
Trupi gjykues i përbërë nga një gjyqtar i EULEX-it dhe dy vendas, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës, e miratoi ankesën e Hajriz Berisha në një lëndë për përcaktimin e kompensimit për shpronësimin e pasurisë së paluajtshme.

Ky rast ishte kundër Komunës së Prishtinës si autoritet shpronësues dhe ndërmarrjes publike – Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” sh.a., si shfrytëzues i shpronësimit, thuhet në njoftimin e lëshuar nga EULEX-i.

Trupi gjykues në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës e anuloi vendimin e Gjykatës Komunale të Prishtinës për arsye procedurale pa e kthyer lëndën në shkallë të parë pasi nuk i nënshtrohej juridiksionit gjyqësor, si dhe për mungesë të interesit ligjor dhe kalimit të afatit të parashkrimit, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.