Anulohet vizita e delegacionit të PE-së në Iran

21:32 / 27.10.2012
Një delegacion i Parlamentit Evropian ka anuluar vizitën në Iran pasi Teherani refuzoi t’i lejonte ata të vizitonin dy aktivistët e burgosur që së fundmi u vlerësuan me çmimin e BE për të drejtat e njeriut.

Avokatja Nasrin Sotoudeh dhe producenti i filmave Jafar Panahi u shpallën të premten fitues të çmimit prestigjioz Sakharov.

Pesë politikanët e Parlamentit Evropian ishte parashikuar të mbërrinin në Teheran ditën e shtunë për t’u dhënë çmimin dy aktivistëve, por media iraniane njoftoi se qeveria e Teheranit nuk mund ta pranojë këtë kërkesë.

Hossein Sheikholeslam, nga zyra e shtypit e parlamentit iranian, tha se delegacioni duhet ta vizitonte Iranin sipas kushteve për të cilat ishte rënë dakord më parë dhe sipas agjendës së përshkruar.

Ende nuk dihet se çfarë përmbante agjenda në fjalë. Zëdhënësja e Parlamentit Evropian, Satu Helin tha për agjencinë e lajmeve Reuters se ishin iranianët që anuluan vizitën.

Nasrin Sotoudeh po shlyen një dënim prej 6 vitesh burg në burgun famëkeq të Evinit për “cenim të sigurisë kombëtare” dhe “propagandë kundër regjimit”.

Ndërsa Jafar Panahi, 52 vjeç, është i njohur për filmat e tij humanistë mbi jetën në Iran, por në vitin 2010 u dënua me arrest shtëpie dhe iu ndalua realizimi i filmave për 20 vjet për akuza analoge. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.