Arifi shpërfill çështjen e emrit
Për zv/kryeministren e Maqedonisë, Teuta Arifi, më me rëndësi është dialogu i nivelit të lartë me Bashkimin Evropian (BE) se sa zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë, që është pengesa kryesore për mos integrimin e vendit në NATO dhe BE.E pyetur për qëndrimin e prerë të komisionarit për Zgjerim të BE-së, Stefan Fule, i cili ka thënë se pa zgjidhur çështjen e emrit nuk ka datë për bisedime, Arifi u përgjigj krejtësisht ndryshe, duke iu shmangur qëllimit të pyetjes së Alsat M.
“Konsideroj se është me rëndësi të veçantë që ne t’i plotësojmë obligimet tona që dalin nga dialogu në nivel të lartë dhe në të njëjtën kohë gjithsesi që të tregojmë dhe të mbetemi konstruktiv për sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrit”, ka thënë ndër të tjera Arifi. /Telegrafi/