Armët në ahengje rrezikojnë kosovarët

16:54 / 30.07.2012
Gjatë javës së kaluar policia ka regjistruar shumë raste të arrestimit dhe konfiskimeve të armëve që dyshohet se janë përdorur në mënyrë të kundërligjshme gjatë ahengjeve të ndryshme familjare, ka bërë me dije përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës.

"Gjatë javës së fundit policia ka regjistruar 31 raste të armëmbajtjeve pa leje duke përfshirë këtu edhe rastet e përdorimit të armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme familjare", thuhet në njoftim, ku potencohet se me qëllim të ruajtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve dhe parandalimit të të shtënave me armë zjarri në ahengje, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash përfshirë këtu edhe ndalimin e kolonës së dasmorëve dhe bastisjeve të ndryshme.

"Policia e Kosovës apelon te qytetarët dhe kërkon nga ata që t’u shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre dhe sigurisë së të tjerëve. Nëse qytetarët nuk kursehen nga veprimet e tilla të kundërligjshme, policia konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që të fillojë kërkimin për armët e përdorura në rast, të ndalojë kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar personat e dyshuar dhe në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla", thuhet në njoftim. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.