Armët kimike, justifkim për të na sulmuar!
Zëvendëskryeministri sirian, Qadri Jamil, ka thënë se deklaratat për përdorimin e armëve kimike në Siri janë një justifikim për ndërhyrje direkte të Perëndimit. Ai ka krahasuar këmbënguljen e Përendimit për armët kimike me qëndrimin mbi armët e shkatërrimit në masë në Irak, që sipas tij, nuk u gjenden edhe pas ndërhyjes.Jamil i bëri këto komente të martën pas deklaratës së presidenti amerikan, Barack Obama, i cili tha një ditë më parë se përdorimi apo lëvizja e armëve kimike nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad, do ta detyronte atë t’i jep urdhër ushtrisë për ta sulmuar Sirinë.
“Intervenimi direkt ushtarak në Siri është i pamunudr, sepse kushdo që e mendon shkon dejt një konfrontimi jashtë kufijve të Sirisë”, ka thënë Jamil gjatë vizitës në Moskë, i trimëruar nga përpkrahja që ka marrë nga udhëheqësit e Rusisë, raporton Rel.
Për herë të parë Jamil nuk e ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes së presidentit sirian Bashar al Asad, rrëzimin e të cilit po e kërkojnë kryengritësit opozitarë që nga marsi i vitit të kaluar. Ai ka thënë se dorëheqja (e presidentit Bashar al Assad) si kusht para nisjes së dialogut, nënkupton se do të jetë e pamundur që të niset dialogu.
“Çdo çështje mund të diskutohhet gjatë dialogut. Ne jemi të gatshëm që ta diskutojmë edhe atë (dorëheqjen). Por, dorëheqje para gjetjes së mekanizmave që janë të pranueshëm për popullin sirian - a është kjo demokraci e vërtetë”?, ka shtruar pyetjen Jamil. /Telegrafi/