Arrest me burg për Ilir Xhakjan

12:01 / 17.09.2012
Ilir Xhakja, i cilësuari si i “forti” i Shijakut, i cili ekzekutoi tri ditë më parë kryekomisarin Adem Tahiraj është njohur sot me masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Vendimi është marrë nga trupa e kryesuar nga gjykatësi Luan Hazneziri.

Bëhet fjalë për një seancë me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor, gjatë së cilës mësohet se Prokuroria ka ngritur për të katër akuza, më e rënda prej tyre: Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës.

Ilir Xhakja mbërriti në gjykatë rreth orës 9:45 të mëngjesit nën masa të rrepra sigurie. Xhakja u shoqërua nga Durrësi prej Forcave Speciale, për të shmangur çfarëdo incidenti, pasi ai ka përplasje të vjetra më shumë grupe rivale që veprojnë në Durrës, të cilat mund të shfrytëzonin pikërisht këtë moment për të realizuar qëllimet e tyre ndaj kundërshtarit. Ndërkohë që policia është ende në kërkim të nipit të Xhakjas, Ledjan Krasnaj.

Burime të “Gazetës Shqiptare” kanw thwnë se Xhakja do të vendoset në qelitë e paraburgimit “Jordan Misja” (Burgu 313) në Tiranë, pasi janë marrë masa për izolimin e sigurt të tij, për shkak të përplasjeve që mund të ketë me ndonjë të paraburgosur apo të dënuar. Xhakja ka qenë dhe më parë në qeli dhe nuk dihet nëse gjatë qëndrimit prapa hekurave ka pasur ose jo përplasje me ndonjë person.

Ish-kreu i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u ekzekutua rreth orës 18.00 të së enjtes, në fshatin Katund Sukth, teksa ishte duke ushtruar kontroll në zonë. Sipas policisë, ai ndaloi një makinë të cilën e drejtonte Ledjan Krasnaj, 17 vjeç, dhe urdhëroi shoqërimin e tij në Komisariat, për shkak se kishte mangësi në dokumentacion.

Nga hetimet, pretendon prokuroria, ai ka urdhëruar shoferin e tij, Fatmir Hoxha, të ngjitet në makinë me Krasnajn dhe të mbërrinin në Komisariat. Në këto momente ka mbërritur Ilir Xhakja, person me precedentë të theksuar kriminalë, dhe pasi është konfliktuar ashpër me shoferin, ka nxjerrë armën e tij tip pistoletë dhe ka qëlluar plot 5 herë kryekomisarin Adem Tahiraj.

Babai i tre fëmijëve ka gjetur vdekjen në vend, ndërsa ka mbetur e plagosur dhe një 67-vjeçare, që konsiderohet si dëshmitare kyçe që pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.