Arrest shtëpiak për drejtorin e spitalit të Gjilanit

19:21 / 21.07.2012
Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Komunale në Gjilan i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji Xhavit Hajdarit, drejtor i spitalit në Gjilan.

Lajmin e ka bërë të ditur Abdylaziz Sadiku avokat i të pandehurit. Sipas tij, gjykatësi Naser Maliqi i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji Xhavit Hajdarit drejtor i spitalit në Gjilan.

“Gjykatësi Naser Maliqi merret ekskluzivisht me rastet e ryshfetit dhe kjo ka ndikuar që Hajdari të ndiqet fillimisht vetëm për mito dhe më vonë edhe për rastet tjera të dyshuara dhe të ngritura nga njësiti i krimeve të rënda“, ka thënë ai.

Xhavit Hajdari, drejtor i Spitalit Rajonal të Gjilanit, ishte arrestuar të enjten nga policia e krimeve ekonomike nën dyshimin se ka kryer vepra penale korruptive dhe ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, duke shkaktuar dëme të mëdha spitalit që e ka menaxhuar.

Në kallëzimin penal kundër tij, thuhet se periudha si drejtor i këtij institucioni shëndetësor është përcjellë me shpërdorime të shumta, duke bërë që ai pas një kohe të ndiqet penalisht për disa nga veprat e bëra, raporton Koha.net. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Xhavit Hajdari
Xhavit Hajdari
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.