Arrestohen dy persona për detyrim

11:55 / 17.01.2013
Dy të dyshuar, A.F (1971) dhe D.S.(1963), banor të Mitrovicës janë arrestuar nga hetuesit rajonal të Policisë së Kosovës, për bashkëveprim në vepër penale “detyrim” të raportuar më datë 14 janar, 2013, në Mitrovicë.

Pas inicimit të rastit në fazën e parë hetimore, nën udhëheqje të prokurorit të shtetit, hetuesit rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, kanë siguruar urdhëresë të gjykatës themelore në Mitrovicë, për të kryer kontroll në tri lokacione të ndryshme në kërkim të dyshuarve dhe provave tjera materiale lidhur me rastin e raportuar.

“Operacioni i kontrollit i filluar në ora 06:00min, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve. Operacioni policor i kontrollit është realizuar pa ndonjë incident të raportuar nën udhëheqjen e hetuesve rajonal të sektorit për krime të rënda dhe në mbështetje të njësive speciale operative, në Mitrovicë”, thuhet në kumtesë.

Të dyshuarit janë arrestuar mbi bazën e dyshimit për bashkëveprim në kryerje të veprave penale të “detyrimit”, “mbajtjes në pronësi ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve”, “sulm fizik”, “dëmtim prone” dhe “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”, të paraparë në bazë të Kodit Penal të Kosovës.

Duke u bazuar mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, të dyshuarit besohet të kenë kërcënuar, sulmuar fizikisht dhe të kenë dëmtuar pronën e ankuesit, me qëllim të detyrimit të tij për pagesë të një shume të konsideruar parash.

Ndaj të dyshuarve të arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, është caktuar ndalimi policor deri në 48 orë, për zhvillim të hetimeve të mëtejme dhe përgatitjen e paraqitjes penale ndaj tyre. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.