Arrestohen grabitësit e kazinos në Prishtinë

11:18 / 18.09.2012
Dy persona të armatosur, nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë arritur të plaçkitin një kazino në Prishtinë. Pas hetimeve të bëra lidhur me rastin policia ka arritur sot të arrestojë dy autorët e dyshuar.

Hetuesit rajonalë të Prishtinës kanë arrestuar R. Berisha, 19 vjeç dhe L. Kaquri, 26 vjeç, që të dy shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në këtë rast të grabitjes se armatosur .

Ngjarja kishte ndodhur para disa ditësh në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë, saktësisht në një kazino, ku dy autorët, nën kërcënimin e armëve, kanë grabitur para të gatshme rreth 1500 euro.

Duke e marrë si shqetësues denoncimin e bërë, strukturat profesionale të policisë për trajtimin e rasteve të tilla, kanë filluar menjëherë hetimet dhe kanë arritur që t’i identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar.

Berisha dhe Kaquri janë dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë para se rasti t’i kalojë gjykatës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:01 / 25.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida Dani këndon edhe ilahi (Video)

Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani, përpos talentit të saj jashtë-planetar për të interpretuar këngë të muzikës mo...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.