Arrestohen hajnat e bagëtisë
Pesë persona, që kanëvjedhur 49 krerë bagëti janë arrestuar dje nga policia e Krujës. Personat e arrestuar janë: Valter Doda, 23 vjeç, banues në Thumanë të Krujës, Man Dajçi, 54 vjeç, banues në Valias, Faslli Kastrati, 47 vjeç, banues në Dukagjin të Krujës, Shpëtim Keqi, 19 vjeç, banues në Dukagjin dhe Ermir Keqi, 23 vjeç, banues në Dukagjin.Të pesë personat dyshohet se kanë kryer vjedhjen e 49 bagëtive në fshatin Dukagjin. Po ashtu, ata dyshohen si autorët e 4 vjedhjeve të tjera të bagëtive në fshatra të ndryshëm të rrethit Krujë, si dhe një vjedhje bagëtish të kryer në territorin e Laçit; në total 56 krerë bagëti të vjedhur.
Ata janë arrestuar dje, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme, gjatë kohës kur po transportonin me kamionin e shtetasit Man Dajçi 49 dele e qengja, të cilët i ishin vjedhur shtetasit M.Gj. në fshatin Dukagjin.
Nga të dhënat hetimore,rezulton se këta shtetas janë autorë të dyshuar edhe të vjedhjeve në fshatin Gramëz të Krujës, ku dyshohet t’i kenë vjedhur shtetasit Ll. P. tre krerë lopë.
Në fshatrat Luz, Bilaj dhe Dukagjin të rrethit Krujë, dyshohet të kenë vjedhur nga një lopë tre banorëve të këtyre fshatrave, transmeton noa.al.
Ndërkohë, po hetohet dhe për dokumentimin e një tjetër vjedhje bagëtish që ky grup dyshohet se ka kryer në territorin e tyre. /Telegrafi/