Arrestohen katër persona, nuk merren vesh për çmim
Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar katër persona në Deçan, të cilët pas një mosmarrëveshje rreth çmimeve të shitjes janë rrahur me dy persona. “Janë arrestuar katër të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth çmimeve të shitjes janë rrahur me dy viktimat, me ç’ rast njëri prej tyre ka ekspozuar edhe një revole me të cilën dyshohet se është goditur me kondak njëri nga viktimat. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të Prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/