Arrestohen për falsifikim të pasaportave biometrike

17:22 / 24.03.2012
Një operacion policor, i koduar “Aplikantja”, ka vënë në pranga 4 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve, vulave dhe stampave për prodhimin e pasaportave biometrike.

Në një konferencë për shtyp , zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini, bëri me dije se janë arrestuar Luan Tetaj (40), Qëndrim Beqaj (22), Fatlinda Tetaj (18), Pranvera Lika (62), të gjithë këta nga Kosova. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë bërë të mundur prodhimin e pasaportës biometrike të Fatlinda Tetës, duke përdorur identitetin e shtetases Tatjana Matraku, banuese në Tiranë.

Po kështu, policia tha se po të njëjtën shtetas po përgatisnin prodhimin e një pasaporte biometrike me gjeneralitetet e një banoreje të Tiranës, të cilët kundrejt vlerës prej 2 mijë eurosh do t`ia shisni disa kosovarëve.

Zëdhënësja e policisë së kryeqytetit, Alma Katragjini, tha se pas verifikimeve të bëra është konstatuar se grupi nuk ka mundur dot ta çojë deri në fund punën e tij. /Telegraf/i
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.