Arrestohen pesë emigrantë të huaj në Gjirokastër-Tepelenë

11:07 / 7.10.2012
Një operacion i policisë së Gjirokastrës ka bërë të mundur bllokimin e 5 personave të huaj, të cilët kishin mbërritur në vendin tonë si klandestinë. Burime zyrtare nga policia thanë për noa.al se në aksin rrugor Gjirokastër –Tepelenë u ndaluan 5 persona të huaj, nga këta 4 nga Algjeria dhe një nga Siria .

Në Aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë, në afërsi të postbllokut të Policisë në Ujin e Ftohtë Tepelenë , në një automjet ”Mercedes benz” taksi që drejtohej nga Nekim Koçi 53 vjeç nga Gjirokastra, udhëtonin 5 të huajt të cilët Koçi i kishte marrë tek Ura e Lumit dhe do ti transportonte deri në Tepelenë.

Mësohet se për të shmangur postbllokun e policisë në aksin rrugor Gjirokastër -Tepelenë në vendin e quajtur Uji i Ftohtë, drejtuesi i automjetit rreth 500 metra pa afruar në postbllok i ka zbritur shtetasit e huaj dhe i ka drejtuar për në shtratin e lumit Drino, me qëllim kalimin me këmbë deri në krahun tjetër të postbllokut të policisë .

Sapo shtetasit e huaj janë drejtuar për në shtratin e lumit Drino janë kapur nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër të cilit i kishin mbajtur në vëzhgim të gjitha veprimet dhe lëvizjet e këtyre shtetasve.

Menjëherë të huajt së bashku me drejtuesin e automjetit janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Sakaq nga ana e Specialistëve të Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka nisur procedimi penal ndaj drejtuesit të automjetit shtetasit Nekim Koçi, për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” .

Ndërkohë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Gjirokastrës po vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore veprimtarinë e një grupi kriminal në fushën e trafikut të qenieve njerëzore që merren me trafikun e shtetasve të huaj nga Athina në Shqipëri e më pas në Malin e Zi, kundrejt vlerës 1500 euro për person. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.