Arrestohen pesë persona

17:03 / 4.02.2012
Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë, në vazhdën e luftës kundër kriminalitetit të organizuar pas hetimeve disa javore, me datën 03.02.2012 ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “GRICA”, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar për posedim, blerje, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike dhe substancave psikotropike.

Sipas Kosovapress, në komunën Hani i Elezit fillimisht janë arrestuar dy shtetas të Maqedonisë, të cilët kishin sjellë në Kosovë një sasi të substancës narkotike të llojit heroinë, për ta shitur në Kosovë te tre persona tjerë të dyshuar, të cilët vepronin në grup të organizuar me dy të dyshuarit nga Maqedonia.

Zyrtarët policorë kanë arritur t’i arrestojnë edhe tre personat e dyshuar nga Kosova, ku gjatë kontrollit tek dy persona janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të dyshuara me substancë narkotike të llojit heroinë me peshë prej 99 gramë, ndërsa te njëri nga të arrestuarit nga Kosova janë gjetur dhe konfiskuar 0.2 gram heroinë, gjithsej 99.02 gramë heroinë.

Lidhur me rastin si prova materiale janë konfiskuar 1.420 euro, 7 telefona celularë, dy memori karta-çipa dhe një veturë “Opel Frontera” me targa lokale. Gjatë këtij operacioni policor kanë asistuar njësitet policore nga rajoni i Ferizajt, Gjilanit dhe Policia Kufitare e Hanit të Elezit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
10:27 / 17.05.2012

Spanja rikthehet në recension

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Spanjës regjistroi një rënie me 0.3 për qind në tremujorin e parë në raport me tremujorin ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.