Arrestohen tre veta, sulmuan personin zyrtar

16:41 / 6.08.2012
Mbrëmë në orën 21:30 nga njësitë policore të stacionit policor të Podujevës, janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bahri Fazliu” në Podujevë, në kohën kur të dyshuarit me veturën e tyre duke mos përfillur sinjalistikën rrugore kanë drejtuar automjetin e tyre në rrugën një kahore në drejtim të kundërt.

Me këtë rast ata kanë goditur veturën që ishte duke lëvizur në po të njëjtën rrugë konform sinjalistikës rrugore dhe e drejtuar nga personi zyrtar i cili përkundër identifikimit të tij si person zyrtar, megjithatë është sulmuar fizikisht nga ana e të dyshuarve.

Për t’iu përgjigjur një situate të tillë policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar dhe ka vënë nën kontroll të dyshuarit,

Shtetasit B. Jashari (32 vjeç), B. Jashari (20 vjeç), si dhe A. Babatinca (20 vjeç), të cilëve pas marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit Publik, u ka shqiptuar masën e arrestit policor prej 48 orësh për t’i dërguar më pas në qendrën e mbajtjes ku aktualisht hetuesit po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale për hetimin e të gjitha rrethanave të rastit, para se rasti t’i kaloj Gjykatës kompetente. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
12:57 / 22.05.2013
Genta Ismajli

Genta fton “ta pastrojmë Kosovën”

Genta Ismajli i është bashkuar fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, një fushatë e nisur për të mobilizuar të gjithë ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
14:07 / 22.05.2013

Të ndryshohen politikat ekonomike të Bosnjës ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, është takuar me ministrin e Industrisë, Tregtisë dhe Ener...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.