Arrestohen tri femra, trafikonin 8 kg drogë
Policia ka gjetur plot tetë kilogram substancë narkotike, të llojit heroinë, në një automjet me të cilën udhëtonin tri femra.Policia e Durrësit bëri të ditur se droga u kap pas mesnate në Portin e Durrësit në një automjet ku ndodheshin tri shtetase të Shqipërisë, dy nga Tirana dhe njëra nga Durrësi.
Dyshohet se droga ka destinacion shtetin fqinj, Italinë, por do të jenë hetimet që do të zbardhin rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike ku janë përfshirë tri vajzat./Telegrafi/