Arrestohet 15-vjeçari që grabiste pushuesit në Golem
Një 15-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh. Ngjarja ka ndodhur në zonën bregdetare në Kavajë. Policia ka identifikuar 15-vjeçarin me inicialet G. T, banues ne Fushë-Mamurras Kurbin, si autori e disa vjedhjeve në një prej hoteleve të Kavajës.Punonjësit e hotelit “Eurodrin” e kanë kapur në flagrancë atë duke grabitur disa sende në hotel. Ndërkohë që prej ditësh 15-vjeçari kishte marrë nga hoteli sende të disa pushuesve.
Pas ndalimit nga policia, 15-vjeçarit i janë sekuestruar dhe sendet e vjedhura. Adoleshenti bashkëpunonte me dy persona të tjerë, Klaudio Hekuran Muka, 19 vjeç, banues ne Laç dhe Taulant Besim Sala, 18 vjeç banues në Fushe-Mamurras.
Gjatë ditëve të fundit, të tre të rinjtë kanë kryer 4 vjedhje. Rreth orës 11.30, të datës 10 korrik, tek çadrat në afërsi te lokal “Dolce-Vita”, në plazhin e Golemit Kavaje i ka vjedhur personit me inicialet V.T. banues ne Prishtine, një çantë në të cilën kishte një telefon tip “Nokia” , 2 400 lekë, një leje drejtimi të mjetit, si dhe një karte krediti bankare.
Po në datën 10 korrik, tek çadrat në afërsi të lokal “Xixa”, në plazhin e Golemit, Kavajë i ka vjedhur personit me inicialet M. K. Banues në Prishtinë një çantë në të cilën kishte një telefon tip “Nokia”, një aparat fotografik digjitalb të markes “Casio Exilim 12.1MG Pixel”, si dhe një portofol ku kishte 250 euro.
Ndërsa disa orë më vonë, në afërsi të lokal “Miami Bech” i ka vjedhur personit me iniciale F. P. banues në Tiranë një çantë në të cilën kishte dy telefona të markës “Samsung” , 20 000 lekë, një palë çelsa të mjetit te tij “Landrover “si dhe një varëse floriri, transmeton NOA.
Ndërsa rreth orë 16.30, të së njëjtës i ditë, kanë personin me inicialet B. Xh. banues në Tiranë duke i marrë një çantë në të cilën kishte një telefon tip Nokia, 6 000 lekë. /Telegrafi/