Arrestohet 42 vjeçari, i sekuestrohen 159 kg marihuanë
Policia e Shqipërisë në kufirin shqiptaro-grek ka sekuestruar në automjetin e një personi rreth 160 kg marihuanë.Sasia e lëndës narkotike u gjet në një makinë me targa greke që drejtohej nga një shqiptar në fshatin Plasio të Igumenicës.
Nga kontrolli u zbulua se sasia e lëndës e paketuar peshonte plot 159 kg. Dyshohet se droga ka kaluar në kufirin e Konispolit në Sarandë dhe do të kishte destinacion përfundimtar, Athinën.
Policia ka arrestuar 42 vjeçari, ndërsa mësohet se po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës. /Bw/Telegrafi/