Arrestohet 50-vjeçari, dogji 100 hektarë pyll dhe 400 rrënjë ullinj

9:46 / 8.09.2012
Rreth 100 hektarë pyll dhe kullotë, si dhe 400 rrënjë ullinj janë djegur në rrethin e Tepelenës. Policia ka arrestuar autorin e zjarrit, 50-vjeçarin Tahir Llaka, lindur dhe banues në fshatin Kalivaç të komunës Krahës, të rrethit Tepelenë.

Llaka, të premten rreth orës 15.00, në vendin e quajtur “Vreshtas”, në afërsi të fshatit Kalivaç të komunës Krahës i ka vënë zjarrin kullotës. Për shkak të erës së fortë zjarri i ka dalë nga kontrolli, duke u përhapur në një sipërfaqe të madhe duke djegur rreth 100 hektarë pyll e kullotë, raporton Noa.

Zjarri ka përfshirë disa parcela të mbjella me ullinj, pronë e banorëve të fshatit Kamçisht të komunës Qesort, Tepelenë, ku nga zjarri janë djegur rreth 400 rrënjë ullinj. Si pasojë e erës, zjarri ka rrezikuar edhe disa parcela të tjera me ullinj dhe i është afruar banesave dhe kopshteve të një lagjeje të fshatit Kalivaç, po falë ndërhyrjes së zjarrfikëses, të punonjësve të policisë Tepelenë dhe banorëve të fshatit, zjarri është vënë nën kontroll dhe rreth orës 20.30 të mbrëmjes është fikur plotësisht.

Pas hetimeve, policia ka bërë dhe arrestimin e Tahir Llakës, i cili akuzohet për veprën penale të “Shkatërrimit të Pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.