Arrestohet autori i plagosjes në Shkodër
Policia ka arritur të vërë në pranga autorin e një plagosje me armë të ndodhur ditën e djeshme. Fatjon Zyberi, 27 vjeç, banues në fshatin Kuq, komuna Guri i Zi, rrethi Shkodër është arrestuar pasi ka plagosi Astrit D. 41 vjeç, banues në fshatin Vukatanë, Shkodër.Ngjarja ka ndodhur pas një grindje për motive pronësie, dje rreth orës 14.50, në fshatin Vukatanë. Pas plagosjes Astrit D. është dërguar menjëherë në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Ndaj Fatjon Zyberit ka nisur procedimi penal për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.
|
|