Arrestohet i shumëkërkuari, tentoi të digjte një familje

9:00 / 26.03.2013

Policia ka arritur të arrestojë një të kërkuar, i cili ka qenë i dënuar me 10 vjet burg pasi tentoi dy herë të digjte me benzinë një familje në Pukë.

I arrestuari është Besim Selmani, i cili u kap në Tiranë, përkatësisht në rrugën “5 maji”, raporton Shekulli. Ai ishte shpallur që në vitin 2010 në kërkim, ndërsa policia e Pukës kishte dy muaj që ishte vënë nën ndjekjen e tij. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.