Arrestohet ish-kryeministri francez, De Villepin
Ish-kryeministri francez, Dominique De Villepin u arrestua sot lidhur me hetimet për favorizim të një miku, në kohën kur ai ishte në pushtet.Siç bën të ditur e përditshmja ‘Le Monde’, De Villepin u ndalua sot në Paris, për përfshirje në një aferë korruptive, të lidhur me çështjen e Relais & Chateaux.
Sipas gazetës, De Villepin ka qenë mik i ngushtë i presidentit të shoqërisë Relais & Chateaux, Regis Bulot, dhe një seri përgjimesh telefonike ndërkombëtare zbuluan ndërhyrjen e ish-kryeministrit për të ndihmuar mikun e tij të mos i hapeshin çështje juridike.
Sipas mediave, flitet për një mashtrim që kap shifrën e 1. 6 milionë eurove. Regis Bulot është i arrestuar për mashtrim që prej 2011, në të njëjtën periudhë kur ai po përgatitej për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale. /Telegrafi/