Arrestohet ish-presidenti i Maldiveve

14:59 / 8.10.2012
Policia e armatosur e Maldiveve ka arrestuar presidentin e parë të vendit të zgjedhur në mënyrë demokratike, pasi ai kishte injoruar një urdhër të gjykatës për t’u paraqitur para gjyqit nën dyshimet për abuzim të pozitës së tij përderisa ishte president, njoftojnë zyrtarë të partisë së tij.

Njoftohet se policia ka thyer dyert e shtëpisë ku po qëndronte ish-presidenti Mohamed Nasheed, në ishullin Fares Maathoda, një vend i pasur dhe i njohur kryesisht për çiftet që kalojnë aty muajin e mjaltit.

Ish-presidenti, i cili dha dorëheqje në muajin shkurt, është përcjellur nga të paktën 12 oficerë të policisë dhe është bartur me një anije në kryeqytetin Male, transmeton REL.

“Policia e ka kryer punën e vet. Ata nuk e kanë përdorur forcën”, ka thënë zëdhënësi i presidencës, Masood Imad.

Një urdhër i djeshëm i gjykatës e urdhëroi policinë që ta arrestonte Nasheed, i cili që dy herë nuk ishte paraqitur në gjyq. Ai përballet me akuzat se ka abuzuar me pozitën e tij sa ishte president, duke detyruar ushtrinë që ta arrestonin një gjykatës të njohur. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.