Arrestohet lideri i kartelit meksikan të drogës

10:38 / 27.09.2012
Një nga udhëheqësit më të kërkuar të karteleve të drogës në Meksikë është zënë. Marinsat kanë arrestuar të mërkurën në shtetin San Luis Potosi, Ivan Velazquez Caballero-n, kreun e kartelit të drogës Zetas.

I njohur si “Z-50” ose “El Taliban”, Velazquez është një nga figurat kryesore në Zetas.

Banda u krijua nga një grup i dezertorëve të ushtrisë dhe veproi në kartelin e Gjirit para ndarjes me ish punëdhënësit e tyre në vitin 2010, transmeton REL.

Velazquez gjendej në listën e 37 më të kërkuarve të qeverisë meksikane të publikuar në vitin 2009.

Janë edhe mbi 20 persona të të tjerë, që tashmë ose janë zënë, ose janë vrarë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
10:43 / 20.06.2013
Mila Kunis

Kunis: Dashuria është mrekulli

Mila Kunis më fund ka folur për dashurinë e saj që ndjen për të dashurin Ashton Kutcher, duke thënë se kjo është një...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
11:28 / 20.06.2013

Bie industria përpunuese në Kinë

Aktiviteti i industrisë përpunuese në Kinë u dobësua më tej në qershor, duke rënë në minimumin e nëntë muajve të f...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.