Arrestohet mashtruesi nga Rumania
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Rumanisë, i cili kishte mashtruar një qytetar nga Graçanica kinse se do t’i ndihmoj për një rast të sëmundjes.Në këmbim të kësaj ndihme, i dyshuari i kishte marrë një serbi 2000 euro dhe 20.000 dinarë serb. I dyshuari veprën në fjalë e kishte kryer në bashkëveprim edhe me një të dyshuar mashkull shtetas Rumun i cili gjendet në arrati.
Për rastin është informuar menjëherë prokurori publik i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në qendrën e mbajtjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës./Telegrafi/