Arrestohet në ditën e dasmës, dyshohet për vjedhje

9:01 / 9.09.2012
Ishte përgatitur për të vendosur unazën e martesës, por përfundon me pranga në duar. Kjo është historia e 29-vjeçarit, Milaim Metalia, i cili në ditën më të rëndësishme të jetës së tij është arrestuar nga Policia e Tiranës me akuzën e vjedhjes, së bashku me dy persona të tjerë.

Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se bashkë me Metalian janë arrestuar dhe Dritan Rexhaj e Ali Kastrati, të cilët dyshohet se janë autor të vjedhjes së një kasaforte, brenda të cilës gjendeshin 11 mijë euro, njofton BalkanWeb.

Grabitja është regjistruar pranë rrugës "Siri Kodra", kur tre personat dyshohet se kanë grabitur kasafortën e një magazine me materiale ndërtimi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:29 / 21.05.2013

Për arsye politike Kosova nuk ka kod telefonik

Për shkak të arsyeve politike Kosovë e shfrytëzojnë prefiksin e Sllovenisë dhe Serbisë, kështu u tha të martë në hap...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.