Arrestohet në Kosovë për trafikim droge në Gjermani

17:08 / 2.10.2012
Gjatë një operacioni të përbashkët të kryer në Prishtinë, Njësia e EULEX-it për Hetimin e Krimeve të Organizuara dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve e Policisë së Kosovës e kanë arrestuar sot një person të dyshuar për krim të organizuar dhe trafikim të drogës.

Policia bastisi dy lokacione dhe konfiskoi substanca që dyshohen të jenë heroinë dhe marihuanë, dy automjete dhe disa armë, thuhet në njoftimin e lëshuar nga EULEX-i.

I dyshuari ka qenë i kërkuar në Gjermani nën dyshimin se i ka kryer veprat e mësipërme në mes të viteve 2009 dhe 2011. Lënda është transferuar nga Gjermania në Kosovë përmes procedurës për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.

Rasti është duke u hetuar nga një ekip i përbashkët i përbërë nga një prokuror i EULEX-it dhe një prokuror vendas nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
18:36 / 21.05.2013

‘Viktima’ Arian Çani (Video)

Moderatori i njohur i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i cili shpeshherë vë në vështirësi personalitete të njo...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.