Arrestohet një i ri për posedim të narkotikëve
Policia e Kosovës ka bastisur në lagjen Shipol të Mitrovicës shtëpinë e një 21 vjeçari, me ç’rast ka sekuestruar 9 kërcej të bimës narkotike marihuanë dhe ka arrestuar të dyshuarin për kultivim dhe trafikim të substancave narkotike. Substancat narkotike janë gjetur në një çantë, të cilën i dyshuari besohet ta ketë përdorur për transport të substancave narkotike, si dhe 18 paketime me marihuanë në peshë prej 37.4 gram, të identifikuara në çantën e tij personale.
Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë se veç bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, janë bastisur edhe dy lokacione tjera që ndërlidheshin me të dyshuarin, përfshirë këtu edhe një kafe-bar ku ai ishte i punësuar.
Sipas tij, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë.
“Ndaj të dyshuarit janë iniciuar hetimet për vepër penale prodhim, përpunim, blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave të rrezikshme, psikotropike”, ka thënë Hoti. /Telegrafi/